
Rreth librit
Sahat kulla e Kavajës
Libri trajton historinë dhe arkitekturën e Sahat Kullës së Kavajës, duke analizuar veçoritë e saj ndërtimore, teknikën e ndërtimit dhe elementet simbolike me rëndësi etnokulturore. Nëpërmjet dokumentimit fotografik dhe skicave, paraqiten karakteristikat e këtij monumenti dhe vlerat e tij historike, arkitekturore e kulturore, si pjesë e trashëgimisë së ndërtuar të qytetit të Kavajës.
- Autori
- Dritan Çoku
- Botuesi
- Fier: Ymeraj
- Viti
- 2016
- ISBN
- 978-9928-160-64-5
- Faqe
- 110
- Fotografi
- 64
- Skica
- 16
- Gjuha
- shqip-anglisht
Recensione dhe jehona në shtyp2
Shkrime, recensione dhe vlerësime të botuara për këtë libër.
Shkrim kritik dhe historik në shtyp
“Sahat Kulla e Kavajës – Shënime mbi studimin e Dritan Çokut dhe kush ishte Ibrahim Bej Alltuni”
Refat Sh. Hoxha · Gazeta Dita, f. 18–19
Referencë bibliografike: Refat Sh. Hoxha, “Sahat Kulla e Kavajës – Shënime për ‘Një studim mbi historinë, arkitekturën, teknikën e ndërtimit dhe simboleve si refleksione etnokulturore’ të Dritan Çokut, kush ishte Ibrahim Bej Alltuni...”, gazeta Dita, 2016, e premte, 21 tetor 2016, viti IV i botimit, Nr. 1406, f. 18–19.
Recension dhe portret intelektual
“Dritan Çoku, intelektuali i përkushtuar ndaj vlerave tona kombëtare”
Shpendi Topollaj, autor i librit Pesha e dinjitetit
Referencë bibliografike: Shpendi Topollaj, Pesha e dinjitetit: kritika letrare. Durrës: Jozef, 2020, f. 96–103.