Rreth veprës
Një udhëtim pamor në historinë, arkitekturën dhe kujtesën e Beratit.
Berati në Vija të Zeza është një vepër artistike dhe dokumentuese prej 203 faqesh, në shqip dhe anglisht, e ndërtuar mbi 121 skica origjinale të realizuara me rapidograf. Përmes vizatimit dhe teksteve shoqëruese, libri zbulon lagjet historike, banesat tradicionale, hollësitë arkitekturore dhe gjurmët e objekteve që jetojnë në kujtesën e qytetit.
Duke ndërthurur përvojën në dokumentimin e trashëgimisë kulturore, formimin arkeologjik dhe ndjeshmërinë artistike, vepra sjell një kontribut të veçantë në dokumentimin pamor dhe promovimin e trashëgimisë historike e kulturore të Beratit.
Më shumë se një udhërrëfyes, ky libër është një ftesë për ta parë qytetin përtej pamjeve të njohura, për të zbuluar historitë e tij të heshtura dhe për të vlerësuar trashëgiminë që duhet ruajtur e përcjellë te brezat e ardhshëm.
